Prej vitesh jetonte në SHBA, vuante nga sëmundje e rëndë

Kinematografia shqiptare hyri sërish në zi, pas lajmit se aktori i mirënjohur Pandi Siku u nda nga jeta në moshën 73 vjeçare. Artisti ndërroi jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës teksa përballej me nje sëmundje të rëndë. Lajmin e bëri të ditur vajza e tij në rrjetet sociale.

Pandi Siku lindi në 28 Korrik 1949 në Tiranë. Pas diplomimit ne Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë në degën e dramës atij iu besuan me dhjetra role në teatër dhe film. Gjatë karrieres së tij afro 30-vjeçare, Siku spikati për gjallërinë e tij në lojën aktoriale që krijonte atmosferë dhe humor.

Disa nga interpretimet e tij më të njohura janë në filmat: Kur zbardhi një ditë, Njeriu me Top, Brazdat, Koha nuk pret, Fletë të bardha etj. Deputime të suksesshme, aktori pati edhe në teatër në drama si “Toka e jonë” apo “Bashkë me agimin”.
Pandi Sikufitoi dy herë çmimin “Aktori më i mirë i roleve dytësore” e si i tille do te mbeten ne kujtesen e artit shqiptar.

FILMAT:

1971: Kur zbardhi një ditë

1973: Brazdat (Ademi)

1977: Njeriu me top (Adnan Pinxho)

1977: Një udhëtim i veshtire (Sokoli)

1978: Kur hidheshin themelet (Mani)

1979: Mysafiri

1984: Fushë e blerte, fushë e kuqe (Misto)

1984: Koha nuk pret (agjent sigurimi)

1987: Këmishët me dyllë (Koburja)

1988: Shpresa (Niko)

1988: Tre vetë kapërcejnë malin (Kico Zgurra)

1990: Fletë të bardha

Tv Klan