Eksploratorët kinezë të pjesës së errët të hënës, nuk hynë në histori vetëm sepse zbritën një sondë robotike në skajin e largët të këtij planeti, por tashmë edhe për eksperimentin që kanë bërë aty: mbjellja me sukses e pambukut.

Sonda kineze, pjesë e misionit “Chang’e 4”, ka transportuar farat e pambukut më 3 Janar në Hënë, të cilat më pas kanë mbirë, fenomen ky i cili nuk ka ndodhur kurrë më parë.

Studiuesit kinezë kanë publikuar fotografi ku edhe duket bima e cila po rritet në një enë të mbyllur.

Rritja e lëndës së parë biologjike në Hënë shihet si një hap i rëndësishëm drejt eksplorimit afatgjatë të hapësirës.

Në këtë formë astronautët, do të mund të mbjellin ushqimin e tyre në hapësirë, duke reduktuar nevojën për t’u kthyer në Tokë për t’u furnizuar me ushqim, për udhëtime të gjata të tilla si ai në Mars, i cili do të merrte kohë rreth dy vjet e gjysmë.

Tv Klan