Një shtetas kinez, me banim të përkohshëm në Tiranë, është arrestuar në aeroportin “Nënë Tereza” nga Policia Kufitare e Rinasit.

43-vjeçari me iniciale J.L. nuk kishte deklaruar në kufi një shumë të madhe parash. Gjatë kontrollit, atij iu gjetën në valixhen e dorës dhe në trup 80 mijë Euro, 76 mijë Lekë dhe 2900 jen kinez. Shuma e konsiderueshme e parave nuk ishin deklaruar dhe tentoi t’i kalonte fshehurazi në kufi.

Gjithashtu, në bagazhe kishte fshehur edhe 9 steka cigaresh pa pullë fiskale. Ai u arrestua për veprën penale kontrabandë me mallra që paguhet akcizë dhe mosdeklarim në kufi të të hollave apo sendeve me vlerë.

Gjatë vitit 2018, Policia Kufitare e Rinasit ka goditur 13 raste të mosdeklarimit të parave.

/tvklan.al