Gjergj Luca ndërton kinemanë në emër të artit

Kinostudio “Shqipëria dje” është ambienti më i ri që Gjergj Luca ka ngritur në “Fish City” në emër të dashurisë për artin.

I  biri i aktorit të famshëm Ndrek Luca, ka zgjedhur t’i shtojë biznesit të tij një kinema me dy salla me standarte të larta.

Kinostudio “Shqipëria dje” do të shërbejë si vend argëtimi ku çdo ditë do të shfaqet një film shqiptar falas.

Përurimi i këtij investimi është bërë me filmin ‘Njerka”, të regjisorit të mirënjohur Leka Bungo.

Për Gjergj Lucën, inaugurimi i kinemasë me filmin e Leka Bungos përbënte një emocion të dyfishtë.

Të pranishëm në inaugurimin e kësaj risie për Elbasanin ishin emra të njohur të artit dhe kinematografisë shqiptare.

Kinostudioja “Shqipëria dje” do të jetë një vend për artin, artistët dhe aktivitetet artistike.

Tv Klan