Arkiva Lajme – Tv KLan 1999

Para Pallatit të Kulturës të rrethit Kurbin ndodhen kioska të shumta ku shiten kinkaleri, sallamra, libra e gazeta, të cilat kanë rrethuar institucionin e vetëm kulturor të Laçit. Në qytetin e Laçit aksionet antikioskë thuajse nuk janë ndier fare. Mungesa e aktiviteteve kulturore në Laç por dhe rrethimi model i Pallatit të Kulturës nga kioskat, e zbehin jo vetëm pamjen e qytetit por dhe jeten social kulturore aty.

Ndërkohë që në rrethet e tjera aksioni antikoskë ka nisur të trondis, Laçi duket se është shumë larg këtij fakti./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj