Merr medaljen e artë edhe në Tokio pas Rios

Eliud Kipchoge konfirmohet mbreti i maratonës. Atleti kenian fitoi medaljen e artë edhe në Tokio, pas suksesit që arriti në Rio në vitin 2016. Rekordmeni botëror kaloi finishin me kohën 2 orë, 8 minuta e 38 sekonda duke lënë pas kundërshtarët.

Më i afërti, Nageeye i cili përfaqëson Holandën ishte 1 minutë e 20 sekonda më i ngadaltë, duke fituar argjend. Sportisti i Belgjikës, Abdi mori medaljen e bronzit.

Eliud Kipchoge numëron edhe 2 medalje olimpike, por në garën e 5 mijë metrave. 36-vjeçari fitoi bronz në Athinë 2004 dhe argjend në Pekin 2008.

Tv Klan