Kirurgjia plastike në organin gjenital po tërheqë gjithnjë e më shumë gra e vajza në Shqipëri. Një pjesë për shkak të mentalitetit patriarkal për të rikthyer virgjërinë, dhe një pjesë për shkak të modernizmit të ekzagjeruar, sipas mjekëve po ekzagjerojnë me ndërhyrje, duke rrezikuar edhe shëndetin.

Trendi i ri i ndërhyrjeve plastike në Shqipëri nga femrat është kirurgjia e organit gjenital. Mjekët gjinekologë shprehen se ky trend po vjen në rritje, jo vetëm për femrat që kanë lindur fëmijë por edhe për ato në moshë të re. Por cilat janë ato ndërhyrje që kërkojnë më konkretisht?

Mjeku obster-gjinekolog, Avenir Balili, thotë se shpesh herë kërkojnë edhe ekzagjerime të, cilat nëse nuk bëhen nga specialistë, sjellin gjymtim por edhe dëmtime të pakthyeshme.

Një tjetër shqetësim që ai ngre, është vendosja e pirsing apo tatuazhet në organe gjenitale, të cilat shpesh herë shkaktojnë probleme  dhe hematoma të rënda.

Klan Plus