Kisha e Kim Kardashian

Kisha e Kim Kardashian

11:04 27/04/2019

Kanye West i ka habitur të gjithë me koncertet që mban çdo fundjavë në shtëpinë e tij dhe që i cilëson si mesha. Reagimet e shumta kundër kësaj tradite, reperi ka vendosur t’i injorojë. Tashmë ai dëshiron të ketë kishën e tij.

Në fakt këngët që duhet të jenë lavde për perëndinë, duke cituar edhe pjesë nga Bibla, ai i ka zëvendësuar me hitet e tij dhe të këngëtarëve të tjerë.

Pjesëtarë të stafit të tij kanë thënë për revistën “People” se kjo është një mënyrë disi moderne për të afruar njerëzit me perëndinë. Ata kanë thënë se Kanye kalon shumë kohë duke studiuar për fenë dhe duke u lutur. Dhe e gjitha kjo është një përpjekje për të rritur besimin në zot tek të gjithë njerëzit.

“Ai beson te Perëndia, por edhe në fuqitë shëruese të muzikës”,

 shkruan People.

Shumë fansa dhe komentues në rrjetet sociale akuzojnë Kaney dhe Kim për përdhosje të Kishës dhe kanë kërkuar që të bojkotohen këto organizime në shtëpinë e tyre që ata i cilësojnë si mesha.

Klan Plus

Të ngjashme
UKT