Rihanna flet për paraqitjen e saj në “Met Gala”

Ylli i muzikës pop, Rihanna ka realizuar së fundmi një intervistë për “Access Hollywood”. Ajo promovoi linjën e saj të re “Fenty Skin”, por gjithashtu foli edhe për paraqitjen e saj në “Met Gala 2015”.

32-vjeçarja u cilësua si një nga personazhet me veshjen më të mirë. Rihanna parakaloi në tapetin e kuq, me një fustan të verdhë të dizejnuar nga stilisti kinez, Guo Pei, por bëri të ditur se veshja i paraqiti mjaft probleme.

“Mbaj mend që kisha frikë aq shumë sa të dilja nga ajo makinë sepse ndjehesha si një klloun. Njerëzit do të qeshnin me mua”.

Në atë kohë, të shumta ishin edhe komentet në rrjetet sociale, ku veshja e Rihannës u shndërrua në meme./tvklan.al