Analistët: Përplasja Beograd-Podgoricë i ka rrënjët e thella

Këto janë kishat e Malit të Zi. Kisha Ortodokse Serbe i ka ende nën kontroll ato. Por ligji i ri e vë atë në pozitë të pa sigurt. Kisha thotë se nuk janë respektuar rekomandimet e Komisionit të Venecias. Drejtësinë do ta kërkojë në Gjykatën Kushtetuese të Malit të Zi dhe rrugët e drejtësisë. Ligjin e konsideron të padrejtë.

Këtu qëndron që vetëm një kohë të caktuar mund të shfrytëzohen objektet përderisa organi përkatës i administratës shtetërore të mos vendosë kujt do t’ia japë në shfrytëzim, apo edhe do t’i shesë, edhe kjo është e mundshme“, thotë avokati i Kishës Ortodokse Serbe, Mirosllav Nikolliç.

Tensionet kanë vazhduar edhe pas futjes në fuqi të ligjit. Në dhjetëra vende u bë lutje për ndihmë hyjnore. Por si u bë që dy popuj që quhen si vëllezër u futën në konflikt. Mali i Zi shpalli pavarësinë në vitin 2006.

Ky është Mirash Dedeiç, patriarku i dytë i Kishës Ortodokse Malazeze, e pa pranuar. Shpesh ka thënë se nuk ka shtet pa kishë të pavarur. Serbët mendojnë se arsyet janë politike. Por në Mal të Zi vepron dhe një kishë e dytë malazeze-sërish e panjohur. Ky grup thonë se kisha ka qenë e pavarur dhe si në këngë nënë e quajnë Malin e Zi.

Politikisht nuk kanë qenë në paqe që nga pavarësia. Kur Podgorica njohu Kosovën u dëbua ambasadori malazez. Në këtë ceremoni, Ministri i Mbrojtjes nderoi liderin e opozitës malazeze, Andrija Mandiç, si ish-ushtarak për mbrojtjen e shtetit, në vitin 1999, gjatë bombardimeve të NATO-së. Jaksha Shcekiç, është analist. Familjen i ka me origjinë nga Mali i Zi, vetë një beogradas. Problemi thotë është i thellë.

“Thelbi është që shumica në Serbi nuk e pranon kombin malazez dhe konsiderojnë që ata janë serb dhe shpresojnë që një ditë do të jetë një shtet. Mendoj se të dyja palët do të bëjnë kompromis për të gjetur një zgjidhje”,shprehet analisti Jaksha Shcekiç.

Konflikti në mes të dyja vendeve shpejt u ngjit në nivelin politik. Dëbimi i mundshëm i Kishës Ortodokse Serbe vlerësohet si veprim që konfliktin mund ta bëjë edhe më të thellë.

Tv Klan