Aktorja turke të cilën e shohim çdo ditë në tv Klan me serialin “Shtëpia ime, Fati im”, është kthyer në një ndër më të preferuarat për publikun shqiptar. Demet njihet për rolet e saj në shumë seriale turke të suksesshme.

Së fundmi në një intervistë për mediat e huaja ajo ka rrëfyer se fëmijëria e saj nuk ka qenë aspak e lehtë dhe e bukur.

Demet tregon se është rritur në Izmir me prindërit, motrën dhe vëllain e saj dhe ka përjetuar dhunë të vazhdueshme në familje sepse i ati ishte shumë i rreptë dhe të gjithë e kishin frikë.

 “Fëmijërinë time e kam kaluar në qytetin e vogël Izmit. Jetonim me mamanë, babain, motrën dhe vëllain në një shtëpi me oborr. Me pak fjalë ishim si një familje fshati. Babain e kemi patur shumë të rreptë. Motra ime e kishte shumë frikë. Mbaj mend që ulnim kokën kur ai ishte përpara nesh. Më pas vëllai ynë u shpërngul në Gjermani ndërsa unë erdha në Stamboll me motrën dhe mamanë time. Ishte një kohë e vështirë”, ka rrëfyer aktorja. /tvklan.al