Një grup personash, të cilët kishin dalë për shëtitje në një zonë pyjore në Angli, përfunduar duke vrapuar të tmerruar pasi u ndoqën nga një panterë.

Macja e madhe e ndoqi grupin nga Woodchester Park në Gloucestershire, deri tek një parking makinash, një distancë prej më shumë se 1.6 kilometrash.

Një prej tyre, njoftoi autoritetet, pasi kishte lexuar se dikush tjetër e kishte parë kafshën në zonë.

“E pashë panterën e madhe të zezë, ishte panterë, e qartë si dita”,

tha një prej tyre për mediat lokale.

Ata shpjeguan se në tentativë për të shpëtuar nga grabitqari kishin humbur rrugën nëpër pyll duke mbërritur në parking në orën 11 të natës.

“Teksa po ktheheshim nga shëtitja pamë sy të verdhë në pemë, sikur po na ndiqte. Dëgjuam një zhurmë dhe vrapuam sa mundëm deri tek makinat, hapëm dritat dhe ajo qëndronte përpara nesh”.

Në këtë park ka pasur me qindra raportime për mace të mëdha, kryesisht pranë zonës së Stroud. Madje një javë më parë, në një nga portalet e kësaj zone u postua edhe një fotografi ku shfaqej një mace e madhe e zezë./tvklan.al