Policia e Fierit në bashkëpunim me Prokurorinë, pas një hetimi disa mujor ka bërë të mundur arrestimin e një personi dhe shpalljen në kërkim të një tjetri. Mësohet se në pranga ka rënë Petrit Hykaj 60 vjeç dhe në kërkim është djali i tij Shkëlqim Hykaj, banues në Gorishovë, Fier.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre është u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 2.2 kilogram lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa, e përgatitur gati për shitje, një peshore elektronike dhe një armë gjahu pa leje.

Po ashtu mësohet se vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale./tvklan.al