Policia Kufitare në bashkëpunim me shërbimet FRONTEX-it, Komisariatet e Policisë Devoll dhe Korçë u  ka ardhur në ndihmë dy shtetasve të huaj të cilët kishin humbur rrugën në terren të vështirë.

Pas marrjes së njoftimit se në një terren malor në malin Moravë, se një vajzë e mitur siriane kishte humbur rrugën së bashku me babain e saj, policia në bashkëpunim me shërbimet FRONTEX-it u kanë ardhur në ndihmë.

Pas disa orë kërkimesh, janë gjetur vajza e mitur 11-vjeçare dhe  M. A., 28 vjeç, banues në Siri, emigrantë të paligjshëm.

Dy shtetasit e huaj janë transportuar në Spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën./tvklan.al