6 persona kanë rënë në prangat e policisë pasi kultivuan bimë narkotikë në fshatrat Shalqet dhe Larushkë të Thumanës.

Të arrestuarit janë Xhavit dhe Enea Brama at e bir, Ylli Halili, Xhelal e Bernard Nuzi at e bir dhe Valentin Laka. Policia thotë se këta persona kishin kultivuar deri në 800 kubikë e fidanë kanabis sativa në tokat në pronësi të tyre.

Njëkohësisht ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A. N., banues në Thumanë, për veprën penale “Moskallëzim krimi” dhe G. L., banues në Larushk, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim. Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi A. B., dhe po punohet për kapjen e tij.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për veprime të mëtejshme. /tvklan.al