Dy persona që bashkëpunonin me njëri-tjetrin duke mashtruar persona të tjerë, në qytetet e Tiranës, Korçës dhe Përmetit, duke u marrë shuma të ndryshme parash janë vënë në prangat e policisë.

Policia njofton se sot është bërë i mundur arrestimi i Eduart Jaku, 36 vjeç, banues në Shkodër dhe shtetases Majre Toska 26 vjeçe, banuese në Trevllazër, Vlorë.

Autoritetet sqarojnë se Eduart Jaku dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, iu ka marrë dy personave në qytetin e Korçës, shumat 1800 Euro dhe 800.000 Lekë.

Në momenti ne arrestimit, 36-vjeçari ka qenë duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi dhe pas verifikimeve rezultonte se ai ka qenë i dënuar dhe më parë për mashtrim.

Ndërkohë arrestimi i 26-vjeçares Majre Toska është bërë dyshohet se i ka marrë një personi nga fshati Petran, Përmet, nëpërmjet mashtrimit, shumën 5000 Euro.  Për këta dy persona do të vijojnë hetimet, nëse do të zbulohen mashtrime të tjera kundrejt qytetarëve./tvklan.al