Policia e Shkodrës ka arrestuar një 48-vjeçar gjatë operacionit të koduar “Bërdica”. Policia në një njoftim për mediat bën me dije se “bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative  se një shtetas që lëvizte me armë zjarri me vete ishte futur në një lokal në Bërdicë”.

Në kuadër të operacionit u kap dhe arrestua në flagrancë shtetasi B. K., 48 vjeç, banues në fshatin Berdicë, Shkodër.

Arrestimi i tij u bë pasi, në një lokal në fshatin Berdicë, gjatë kontrollit të ushtruar ndaj këtij shtetasi, punonjësit e Policisë kanë konstatuar se ai mbante me vete një pistoletë tip Zastava, me një krehër me 9 fishekë, pa lejen e organeve kompetente. 

Arma e zjarrit pistoletë dhe fishekët u sekuestruan me cilësinë e provës materiale./tvklan.al