Policia e Fieit ka finalizuar këtë të martë operacionin e koduar “Zhupani”. Në një njoftim për mediat autoritetet bëjnë me dije se kanë sekuestruar 3 kilogramë lëndë narkotike gati për shitje dhe kanë vënë në pranga një 28-vjeçar.

I riu me inicialet B.S. akuzohet për “prodhim dhe shitje të narkotikeve”, pasi në banesë iu gjetën 3 kilogramë kanabis  e paketuar gati për shitje.

Policia njofton se “në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe falë veprimeve të shpejta operacionale, organizuan dhe finalizuan operacionin antidrogë të koduar “Zhupani”, gjatë të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: B. S., 28 vjeç, banues në Zhupan, Fier”.

Forcatr e rendit kanë zhvilluar një kontroll në banesën e këtij e të riut dhe gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 kg lëndë narkotike cannabis sativa e cila ishte paketuar dhe do shitej./tvklan.al