Një 52-vjeçar shqiptar në Itali ka humbur jetën tragjikisht teksa kishte dalë për të peshkuar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Trento, ku shqiptari Bardosh Dajko kishte shkuar për të peshkuar në përroin e Vermiglianës. Sipas mediave italiane, 52-vjeçari preku aksidentalisht telat e linjës së tensionit të lartë.

Në vendngjarje shkuan menjëherë ndihma e shpejtë, forcat zjarrfikëse dhe policia. Pavarësisht ndihmës mjekësore, 52-vjeçari nuk mundi të mbijetonte.

Bardosh Dajko la pas bashkëshorten dhe 3 vajzat. Ai jetonte prej vitesh në Itali dhe punonte si kuzhinier. Kohët e fundit menaxhonte një piceri së bashku me familjen e tij. /tvklan.al