“Hajde më përqafo” është dueti i tretë i Vaskë Currit dhe Devis Xherahut. Bashkëpunimi i tyre ka nisur 10 vite më parë, por dashuria paska qenë më e hershme se kaq. Devis Xherahu tregon në programin “Rudina” në Tv Klan se gjyshi i tij i ndjerë dëshironte që “bilbili i Përmetit” të këndonte në dasmën e nipit, por sot ai ka arritur të realizojë duete me të.

Devis Xherahu: Për mua Vaska është një nga thesarët që unë them jam me fat që jetova dhe këndova në kohën kur jeton dhe këndon Vaskë Curri. Gjyshi im, Dhimitri, kur kam qenë i vogël, më thoshte “kur të martohesh ti, do të marr në dasmën tënde”, unë nuk e njihja se isha i vogël, këto m’i thoshte kur isha 5-6 vjeç, “kur të martohesh ti do të marr Vaskë Currin dhe Laver Bariun”. Mirëpo gjyshi nuk jetoi që unë t’i thosha…

Rudina Magjistari: Paska pasur dobësi për Përmetin!

Devis Xherahu: Po, ka pasur shumë dobësi, sidomos për Vaskën./tvklan.al