Një 31-vjeçare është detyruar të futet fshehurazi në shtëpinë e ish të dashurit të saj për t’i fshirë nga celulari një fotografi nudo që vet ajo ia kishte dërguar. Jana Hocking, një producente televizive nga Sidnei, u kujtua se ish të dashurit i kishte dërguar një foto të gjoksit kur ende nuk ishte ndarë me të.

Ajo kishte frikë se këtë foto, ish i dashuri do t’ua tregonte të tjerëve dhe u detyrua të bënte një veprim ekstrem. Për t’u siguruar që të mos mbetej asnjë provë, ajo shkoi vet në shtëpinë e tij dhe hyri fshehurazi. Gjeti telefonin e ish të dashurit dhe fshiu fotografinë nudo që i kishte dërguar.

31-vjeçarja thotë se këtë veprim e ndërmori sepse disa miq të saj meshkuj i tregojnë vazhdmisht fotografi seksi që u dërgojnë të dashurat e tyre. Për këtë arsye, ajo nuk do të donte që të ishte objekt bisede për shokët e ish të dashurit të saj, nëse ky i fundit vendoste t’ua tregonte atyre fotografinë. Tashmë ajo apelon vajzat e tjera që të mendohen dy herë për t’i dërguar të dashurit foto nudo.

Instituti amerikan “Kinsey Institute” në një anketim që ka bërë ka zbuluar se 23% e njerëzve që janë në një lidhje kanë pranuar se i dërgojnë foto seksi partnerit apo partneres. Në këtë studim kanë marrë pjesë 5805 persona të moshave nga 21 deri në 75 vjeç.

/tvklan.al