Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi i është gjetur një sasi kanabisi në banesë.

Mediat vendase bëjnë me dije se karabinierët gjatë një kontrolli në banesën e shqiptarit gjetën rreth 7 kilogram në dollapin e kuzhinës.

Shqiptari jetonte në San Benedetto dhe tashmë është arrestuar me akuzën e trafikut të drogës.

Policia deklaron se është një goditur një rrjet i trafikut të kanabisit dhe shtojnë se hetimet po vijojnë që të gjetur anëtarët e tjerë të grupit.

Tv Klan