Një 36-vjeçar i dënuar në Gjermani me 6 vjet heqje lirie ka përfunduar në prangat e autoriteteve shqiptare. Në një njoftim për mediat, policia thotë se 36-vjeçari me iniciale D. P., i lindur në Gjermani dhe me banim në Greqi u kap në hyrje të pikës së kalimit kufitar në Kapshticë.

Arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë, pasi rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai mësohet se është dënuar me burg nga gjykata e Hambugut për veprën penale “Krime që lidhen me drogën”.

“Nga ana e shërbimeve të Policisë Kufitare të Kapshticës, këtij shtetasi i janë konstatuar edhe disa pajisje elektronike të cilat ky i fundit nuk i kishte deklaruar në kufi me qëllim shmangien e detyrimeve doganore. Ndaj tij, specialistët e seksionit për Krimin Ekonomik referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë për pajisjet e padeklaruara në kufi, si dhe u bë arrestimi provizor me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë”

, thotë policia në një njoftim për mediat.

/tvklan.al