Një 34-vjeçar është vënë në pranga në kuadër të operacionit të koduar “Perimetri”. Policia bën me dije se 34-vjeçari P.L. është arrestuar pasi është kapur duke transportuar 17 emigrantë të paligjshëm.

Ky person u kap nga forcat e Policisë, në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Cangonj, Devoll, duke transportuar me një mjet furgon tip “Fiat” 17 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet lidhur me këtë ngjarje i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme./tvklan.al