Një shqiptar është arrestuar nga policia greke ditën e sotme pasi u kap duke transportuar lëndë narkotike kanabis.

Sipas shtypit grek, dyshohet që shqiptari e kishte marrë ngarkesën në kufirin shqiptaro-grek në zonën e gjelbër.

Ai u ndalua duke udhëtuar me makinë në aksin nacional Janinë-Igumenicë. Gjatë kontrollit në automjet, atij iu gjetën 23 pako me kanabis, me peshë totale 82.6 kg.

Droga u sekuestrua ndërsa shqiptari u arrestua në flagrancë. Identiteti i tij nuk është bërë i ditur, kurse policia greke vijon hetimet për të zbuluar destinacionin e lëndës narkotike. /tvklan.al