Në vijim të kontrolleve për goditjen e aktivitetit të paligjshëm të trafikimit të emigrantëve drejt vendeve të Bashkimit Evropian është arrestuar një 20-vjeçar në Kukës.

Policia sqaron se Elket Osmani është arrestuar në vijim të operacionit policor koduar “Morina”. Osmani u arrestua në flagrancë, pasi në vendin e quajtur ” Ura e Drinit të Zi”, është kapur duke transportuar kundrejt fitimit, me automjetin tip “Touareg”, disa të huaj që të kalonin në mënyrë të paligjshme në drejtim të Kosovës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip “Touareg” dhe një telefon. Ndërkohë mësohet se vijojnë hetimet për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal./tvklan.al