Aktori i njohur turk, Kivanç Tatlitug përmes postimeve të tij në Instagram bëri të ditur se për shkak se kishte temperaturë të lartë dhe kollë, ai ishte drejtuar në spital për të bërë testin e koronavirusit.

Përshëndetje të gjithëve, unë kam qenë në shtëpi me gruan time për 15 ditë. Megjithatë, pas disa ankesave të mia, ata më morën nën vëzhgim në spitalin ku shkova. Ju lutem mos u shqetësoni. Unë jam mirë dhe jam duke pritur për rezultatin tim të testit. Unë do t’ju njoftoj, qëndroni të shëndetshëm”.

Ashtu sikurse premtoi, përmes një tjetër postimi aktori qetësoi fansat duke treguar se testi i tij doli negativ.

Në spital erdha me ankesën për temperaturë të lartë dhe kollë dhe aty pas ekzaminimeve, pneumonia u zbulua në një zonë të vogël të mushkërive. Unë fillova mjekimin në këtë drejtim dhe sot mësova se rezultati im i testit Covid-19 ishte negativ”./tvklan.al