Ariana ishte e eliminuara e natës së 9-të të spektaklit Love Story në TV Klan, teksa nuk mundi të merrte trëndafil nga Saimiri.

Ndërkohë, konkurrentet e tjera kanë folur në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, për eliminimin e saj.

Madje ato kanë dhënë edhe nga një mesazh për bukuroshen 27-vjeçare.

Xhesi: Nuk e prisja por janë gjëra që ndodhin, secila do ikim një nga një deri në fund. Saimiri e tha përse e mori vendimin për ta eliminuar Arianën, tha që kishin kimi në nivel fizik. Ariana është një vajzë shumë e ëmbël, e dashur, është sjellë gjithmonë mirë me secilën nga ne. I uroj gjithë të mirat se kam kuptuar që ka një zemër të mirë dhe i meriton të gjitha.

Meri: Sinqerisht nuk e prisja. Mendova diçka tjetër, nuk më erdhi mirë por kjo është gjë që do ndodhi çdo javë. Nuk kemi pse të qajmë këtu për njëra-tjetrën se i bie të rrimë këtu të gjitha. Arianës i uroj shumë fat dhe suksese.

Generda: Nuk e prisja të them të drejtën, por e them gjithmonë që nëse Saimiri e bën këtë zgjedhje, do të thotë që për të është zgjedhja e duhur.

Redona: Nuk e prisja. Ariana është një vajzë e sinqertë dhe shumë e mirë. I uroj shumë suksese dhe shumë gjëra të bukura.

Suela: Më erdhi shumë keq që Ariana u largua nga gara, mendova një tjetër person. Nuk dua të përmend emra sepse nuk dua që vajzat të ndihen keq. Arianës i them që e kam shumë xhan, do jetë një mikeshë e mirë për mua, do ta dua fort dhe uroj t’i hapen ca rrugë që të bëjë sa më shumë lek.

Flavia: Ariana është shumë pozitive, i uroj vetëm të mira. Nuk e prisja që ajo të eliminohej, por siç e tha Saimiri kishte vetëm tërheqje fizike. Është zgjedhja e tij, nuk imponohen ato gjëra. I uroj vetëm të mira dhe suksese në jetë.

Enxhëll: Unë me Arianën kam pasur miqësi që në fillim kur kemi nisur këtë garë dhe në fillim e kam pranuar që Arianan ka pasur kimi me Saimirin, por e shoh edhe si motër sepse na jep ndonjë mendim si më e rritur. I uroj shumë fat  sepse ka një zemër të madhe./tvklan.al