Si lidere e një prej shteteve që mbështet fuqishëm zgjerimin e BE-së drejt Ballkanit Perëndimor, Presidentja e Kroacisë nënvizoi edhe një herë tjetër këtë të enjte mbështetjen e Zagrebit ndaj Tiranës në rrugën drejt Brukselit.

Gjatë një fjale përshëndetëse mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë me rastin e vizitës së saj dy ditore në Tiranë, Presidentja Kolinda Grabar-Kitaroviç tha se “

Kroacia e mbështet fuqishëm rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në BE dhe mirëpret të gjithë progresin e dukshëm që është bërë nga Shqipëria për përmbushjen e kritereve drejt BE.

Ajo tha se Kroacia i jep një rëndësi mjaft të madhe stabilitetit, sigurisë dhe begatisë në Europën Juglindore dhe e mbështet perspektivën eruopiane në të gjithë këtë rajon. “Shqipëria është një partner mjaft i rëndësishëm jo vetëm strategjik, por edhe politik dhe kjo gjë është pranuar dhe njohur edhe nga BE”.

Sot si një kombi i ri, energjik dhe me njerëz të zellshëm dhe të angazhuar ndaj vlerave perëndimore, Shqipëria ka perspektiva të shkëlqyera dhe është mjaft e rëndësishme të theksohet se BE duhet ta vlerësojë këtë gjë. Dua t’ju përgëzoj edhe për vendimin e Këshillit të BE-së për njohjen e progresit të Shqipërisë duke hapur rrugë për nisjen e negociatave Qershorin e vitit që vjen.

Si presidente e një shteti mik, Kitaroviç bëri thirrje për bashkim kombëtar për çështjet strategjike.

Për këtë qëllim është mjaft e rëndësishme të sigurohet një bashkim kombëtar për çështjet strategjike me qëllim që të ruhet motivimi për reformat.

Kitaroviç tha se Kroacia do të punojë për një tjetër samit BE-Ballkani Perëndimor dhe do të ndihmojë Shqipërinë duke ofruar përvojën e saj.

Kroacia e përkushton të gjithë vëmendjen e saj drejt zgjerimit të BE-së dhe këto do të jenë pjesë e prioriteteve të presidencës sonë dhe do të bëjmë përpjekje të mëdha për të organizuar një tjetër samit mes Europës dhe Ballkanit Perëndimor. Kroacia do të vazhdojë të mbështesë procesin e Integrimit të Shqipërisë në BE duke i ofruar asaj përvojën e saj dhe duke mbështetur ngritjen e institucioneve.

Më herët të enjten, Presidentja kroate u prit në Kryeministri edhe nga Kryeministri Edi Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155969198696523/

/tvklan.al