Të rinjtë shfrytëzojnë detin e trazuar

Trazirat e motit të keq di kush t’i përdor edhe në favor të pasioneve të veta. Deti i dallgëzuar dhe era e fortë është gjithçka i duhet këtyre të rinjve në Durrës për të shijuar disa orë mes adrenalinës e emocioneve të forta duke praktikuar sportet më inovative si Kitesurf dhe Windsurf.

Një bord për të lundruar, një rrip për t’u fiksuar dhe më pas për t’u lidhur nëpërmjet një fibre me pjesën tjetër mbështetëse janë elementet kryesore për zhvillimin e këtyre disiplinave të cilat kërkojnë guxim dhe përgatitje fizike.

Për këtë sport ujor mjafton që të ketë erë e mund të bëhet çdo gjë. Vendi këtu është mjaft i përshtatshëm. E kemi nisur shumë pak veta dhe shoh që ka shumë interes. Ndihmojmë njëri tjetrin që të zhvillohemi.

E konsiderojnë një sport të mrekullueshëm por po aq edhe të rrezikshëm nëse nuk ke përgatitjen dhe njohurinë e duhur.

“Kjo do teknikë shumë. Është një sport që ka rreziqet e veta”.

Plazhi i Sektorit Rinia dhe Gjiri i Lalëzit janë dy nga zonat më të përshtatshme për ta zhvilluar këtë sport ujor në Durrës por nëse era fryn në drejtimin e duhur edhe plazhi i madh i qytetit shihet si ideal.

Tv Klan