Aktori mjaft i dashur për publikun, Kivanç Tatlitug ka qenë me pushime në Bodrum së bashku me bashkëshorten e tij. Por mesa duket ai nuk i ka shijuar deri në fund këto pushime, sepse sipas mediave turke ai përfundoi në spital.

Në fillimi mediat thanë se aktori ka kryer testin e dytë të Covid-19, por më pas u mësua se aktori ka bërë thjesht një kontroll rutinë.

Rikujtojmë se disa kohë më parë, Kivanç pa përfunduar sërish në spital me ethe dhe temperaturë të lartë, ku u dyshua për koronavirus. Testi i doli negativ, por mjekët zbuluan se ai vuante nga pneumonia në një zonë të mushkërive./tvklan.al