Austrada norvegjeze ku mund të admirosh balenat, është përzgjedhur si më e bukura në planet, por renditet edhe ndër më të rrezikshmet në botë.

Ndërtimi i saj ka përfunduar në 1989 dhe kalon për 8 kilometra në një arqipelag duke lidhur ishujt Molde dhe Kristiansund.

‘Atlantic Ocean Road’ konisderohet gjithashtu si kryevepra norvegjeze  arkitekturore e shekullit, me urat e saj dhe iluzionet optike që krijon.

Sot është destinacion turistik shumë i frekuentuar, madje akoma më shumë në vjeshtë, kur bëhet edhe më e rrezikshme të përshkosh këtë rrugë, për shkak të motit me stuhi e shira të rrëmbyeshëm që krijojnë dallgë shumë të larta, dhe aftësitë e drejtimit të një automjeti vihen seriozisht në provë.

Tjetër veçanti e kësaj autrostrade është prania e balenave, orkave, luanëve të detit, fokave që hasen normalisht dhe i shtojnë magji një udhëtimit 8 kilometra.

Klan Plus