Me ardhjen e pranverës, nisin të shfaqen dhe alergjitë tek shumë persona. Por përveç atyre sezonale, ka edhe alergji që janë të pranishme çdo stinë, të shkaktuara nga pluhuri, apo lagështia në banesë.

Në fakt, ekziston një dhomë në shtëpinë tonë që është “përgjegjëse” për shumicën e alergjive dhe ajo është dhoma e gjumit.

Ky rezultat është përftuar pas një sondazhi ku u morën në pyetje më shumë se 2 mijë persona që vuanin nga alergjitë.

Përgjigjet e tyre treguan se 34% përjetojnë simptoma më të rënda alergjie kur ndodhen në dhomën e gjumit, e pasuar nga dhoma e ndenjes dhe kuzhina.

Ndërkaq shkaktarë rezultoi se ishin flokët e mbetura nëpër banesë, lagështia apo pluhuri. /tvklan.al