Këngëtarja Dua Lipa ishte pasditen e kësaj të hëne në një konferencë për mediat së bashku me kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Ajo do të mbajë këtë mbrëmje në sheshin “Skënderbej” koncertin i cili do të jetë i fundit për turin e saj “Future Nostalgia”.

E pyetur nga gazetarët ajo ka thënë se pas mbylljes së turit të saj ajo do të fillojë të merret menjëherë me albumin e saj të tretë, por ka shtuar se këtë e shikon si një periudhë pushimi, pasi nuk do i duhet të jetë më gjatë gjithë kohës në lëvizje.

Më tej ajo ka folur edhe për koncertin që do të mbajë mbrëmjen e kësaj të hënë në Tiranë, ku ka thënë se performanca do të jetë e njëjtë me atë që ajo ka shfaqur në çdo vend ku e ka zhvilluar turneun e saj. Po ashtu ajo ka dhënë përgjigje për të gjithë ata që u “zhgënjyen”  kur nuk e panë atë në Sunny Hill Festival në Tiranë, ajo ka thënë se nuk ka qenë në çdo “Sunny Hill” të mbajtur, por zgjodhi  të vij në  këtë 110-vjetor të pavarësisë, pasi për të ishte  shumë e rëndësishme të ishte sot këtu. 

“Shfaqja është njësoj që e kam bërë për turin e botës, është një shfaqje që e kam bërë në çdo vend dhe për ne është shumë me rëndësi për ta përfunduar ashtu siç e kemi filluare kështu që nuk kemi diçka sot pak më ndryshe. Është e njëjta shfaqe “Future Nostalgia”, të cilën kam dashur ta përfundoj këtu. Unë nuk kam performuar në çdo Sunny Hill që ka ekzistuar, por kam pasur shumë qejf të vij sot për një ditë me shumë rëndësi dhe kam menduar se për mua kjo është dita që kam dashur të performoj në Tiranë”./tvklan.al