Ai është konsideruar prej kohësh një nga beqarët më të mirë të Hollywoodit. Por Leonardo Di Caprio ka treguar se nuk do jetë më i lirë, pas një shëtitje romantike ku u pa me të dashurën e tij të re Camila Morrone.  

Aktori 43-vjeçar dhe 20-vjeçarja e tij janë fotografuar duke ecur krahë për krahë, pasi kanë konsumuar mëngjes bashkë në west Hollywood.

Camila, një modele argjentinase, është mbesa e legjendës së Hollywoodit Al Pacino. Ajo është në një lidhje me Leon që prej fillimit të këtij viti.

Leonardo Di Caprio ka treguar se nuk është shumë i qëndrueshëm në lidhjet e tij sentimentale, por si duket bukuroshja argjentinase ia ka rrëmbyer zemrën./tvklan.al