Në panairin e teknologjisë CEs 2020 në Las Vegas  prezantohet kolltuku-makinë. Pra, tashmë një tjetër mjet i shtohet botës, për të lëvizur, ulur si gjithnjë.

Quhet I’S-Pod, nga ‘Segway’, dhe është si një mono-auto, me një kolltuk prej lëkure dhe ka një tablet për të kontrolluar mjetin. Arrin një shpejtësi maksimale prej 38 km/orë, ndërsa bateria e tij ka një kohëzgjatje deri në 70 km/h.

Sipas Shefit të Marketingut të kompanisë së prodhimit, ‘Segway’ mendohet që do të dalë në treg brenda vitit 2021, dhe çmimi nuk është vendosur ende për këtë mjet të ri.

Sipas tij, me ironi, ëndrra e shumë pertacëve tashmë është bërë realitet, pasi ky mjet është mjaft komod dhe praktik sidomos për këtë shtresë të popullsisë.

Klan Plus