Brenda një makine tip Fiat Punto ngjyrë jeshile u gjet i vrarë me armë 25-vjeçari Xhuljan Bullari mëngjesin e sotëm në fshatin Babicë të Vlorës.

Korrenspondenti i Klan News në Vlorë, Elizbon Haruni na sjell pamjet nga vendngjarja të automjetit tip Fiat të ndaluar në anë të rrugës që lidh fshatin Babicë me qytetin e Vlorës.

Në këtë automjet me targa të Tiranës, TR 3784 R, u gjet trupi i pajetë i 25-vjeçarit Xhuljan Bullari. Viktima nuk është identifikuar ende, por burime nga policia bëjnë me dije se i riu ka plagë të shumta në kokë të shkaktuara nga arma e zjarrit.

Makina u konstatua nga banorë të zonës të cilët njoftuan më pas edhe policinë. Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur dinamikën dhe identifikuar e arrestuar autorët. /tvklan.al