Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është zhvilluar Miss America 2020, midis bukurosheve nga të gjitha shtete përbërëse të unionit. Ndryshe nga çdo herë tjetër, këtë vit, duket se pamja e jashtme nuk ka qenë faktori kyç.

Miss Virginia është 24-vjeçarja e cila surprizoi të gjithë, kur zbuloi talentin dhe pasionin e saj për shkencën.

E veshur si të jetë në një laborator, Camille Schrier kreu një eksperiment shkencor live, duke thyer kështu të gjitha stereotipet e konkursit. Schrier ka dy grada shkencore universitare dhe po studion një doktoraturë në farmaci në Universitetin e Commonwealth të Virginias.

Bukuroshja që i bëri të gjithë të duan shkencën, përveç kurorës, fitoi dhe një bursë prej 50.000 dollarësh.

Schrier tha se shpresonte të “thyejë stereotipet për atë që do të thotë të jesh një Miss Amerikë në vitin 2020”.

Klan Plus