Sipas një studimi të kryer së fundmi në Britani, 33 vjeç konsiderohet si mosha e realizmit të qëllimeve dhe ambicieve. Kjo është periudha kur njerëzit ndihen më të motivuar dhe më të vendosur për të arritur synimet që i kanë vendosur vetes në karrierë, apo në fusha të tjera të jetës.  

Sipas studimit, kur njerëzit arrijnë moshën 33 vjeç ndihen më të sigurt, kanë nivele më të larta energjie, një shëndet më të mirë, por dhe një perspektivë pozitive për jetën.

Më tej, studimi zbuloi se njerëzit në këtë moshë kanë tre qëllime kryesore: Kursimin e parave, të ushqehen shëndetshëm dhe të kujdesen për veten.

Doktor Naveen Puri, nga klinika shëndetësore Bupa u shpreh: “Kur ti vendos qëllime, unë do të këshilloja t’i realizoje ato, duke u mbështetur në aftësitë e tua. Pasi ta keni arritur këtë, do të keni më shumë motivim për qëllimet e ardhshme”./tvklan.al