I dërguari i SHBA gjatë kohës që në krye të Shtëpisë së Bardhë ishte Donald Trump, Richard Grenell, ka vijuar akuza për Albin Kurtin.

Në një postim në mediat sociale, teksa ka shpërndarë një përgjigje të Kurtit për Izraelin, Grenell shprehet me një “Albin Kurti dhe partia e tij besojnë që Izraeli është ndërtuar duke kryer krime”.

Po ashtu ish-i dërguari i Trump për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, shton se Kurti thotë që SHBA dhe Britania e Madhe ka mbështetur këtë krim.

Dhe thonë që SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar ka mbështetur këtë krim. Kjo është një deklaratë e rrezikshme për një aleat të SHBA”, ka shkruar Grenell.

Richard Grenell prej ditësh po hedh akuza kundër Albin Kurtit duke e quajtur anti-amerikan dhe të rrezikshëm. Deklaratat e Grenellit bëhen në një kohë kur Kurti ka thënë se do të rimendojë vendosjen e ambasadës së Kosovës në Izrael./tvklan.al