Në rubrikën “Shihemi në gjyq” në seancën e ndërmjetësimit ishin babai dhe vajza. I gjithë problemi është se Aurela vjen nga një martesë ku ka një vajzë dhe është divorcuar. Pas një viti ajo ka krijuar një jetë të re, me dikë i cili jeton në Itali  dhe Aurela kërkon të shkojë me vajzën atje, tek familja e re, por ish bashkëshorti nuk i jep lejen e fëmijës.

Duke qenë se rasti i Aurelës nuk është i vetmi në Shqipëri, juristja Eni Çobani tha se, kujdestaria nuk do të thotë që nëna të mos lidhet më, të mos martohet më dhe të mos krijojë më familje. Sipas saj ligji duhet interpretuar siç është dhe kujdestari duhet të ketë detyrime të plota.

Eni Çobani: 

Ky detyrim që bëhet vetëm për kufijtë shqiptarë që ti merret firma dhe prindërit tjetër dhe ti nxihet jeta prindit që mban fëmijët, ky ligj duhet të ndryshohet me urgjencë. Duhet të bëhet një amendim nga Parlamenti shqiptar sepse ky ligj privon liritë dhe të drejtat themelore të çdo njeriu të Shqipërisë. Nuk mundet që një nënë e cila ka vendosur të largohet nga dhuna ti qëndrojë dhunës psikologjike deri në moshën që të rritet fëmija. Edhe pse është martuar ka dy vjet që nuk shkon tek bashkëshorti.

Duhet të çlirohemi nga ky mentalitet që zonjat dhe zotërinjtë kur ndahen për arsyet e tyre në momentin që fitojnë kujdestarinë mbi fëmijët janë të lirë të vazhdojnë jetën e tyre, por duhet të kenë parasysh detyrimin ndaj partnerit tjetër, për ta parë fëmijën, takuar dhe ky nuk mund ti privohet askujt.

 Gjej rastin tënd dhe ju bën thirrje të gjithë kolegëve në Parlamentin shqiptar se shumë shpejt personalisht do të marr një iniciativë ligjore për ndryshimin e nenit, përsa i përket interpretimit të kujdestarisë, pasi kjo është një vuajtje e jashtëzakonshme e shumë zonjave që nuk kanë minimumin jetik në Shqipëri, që burrat nuk i japin asnjë para për rritjen e fëmijës dhe janë të detyruara të rrinë këtu se vjen burri dhe u merr fëmijën.

/tvklan.al