Ky është momenti gazmor kur një papagall “inspekton” një radar shpejtësie të policisë.

Departamenti i Transportit dhe Rrugëve Kryesore (TMR) në Queensland postuan videon e zogut kureshtar duke shkruar “kujdes, ky papagall po ju vëzhgon”.

Videoja fillon me papagallin i cili nxjerr sqepin e tij përpara kameras.

Pastaj pesë sekonda më vonë ai kontrollon të gjithë anët e kameras. Një zëdhënës i Departamentit të Transportit dhe Rrugëve Kryesore (Queensland)  tha për Daily Mail Australia se ky ishte një incident i vetëm që u kap në kamera.

Videoja është parë më shumë se 400.000 herë në Facebook./tvklan.al