Një fotografi e dy fëmijëve, motër e vëlla, të cilët po luftojnë me kancerin ka prekur zemrat e të gjithëve, teksa ata përqafohen me njëri-tjetrin.

Në fotografinë e cila është shpërndarë në internet, janë Jacob Randell 14 vjeç dhe motra e tij 5 vjeçare, Sophia.

Sipas

The Sun, 

Jacob u diagnostikua me një formë agresive të kancerit të trurit kur ai ishte vetëm 5 vjeç.

Pas shumë trajtimeve, vetëm 10 muaj më vonë, doktorët u thanë prindërve që Jacob ishte shëruar nga kanceri, për t’u sëmurë sërish disa vite më vonë.

Motra e tij Sophia rezultoi se vuante nga kanceri gjithashtu. E gjithë familja u testua dhe mjekët gjetën një tumor në anën e majtë të trurit të 5 vjeçares.

Mamaja e tyre Liliane, shpërndau foton e dy fëmijëve, ndërkohë që po trajtohen në të njëjtin spital.

“Kur fëmijët iu kërkojnë të luajnë me kukulla, të bëjnë shëtitje në park, apo çfarë do që të jetë, bëjeni atë. Mos prisni, mund të pendoheni nëse e lini për më vonë”

, shkroi ajo në një postimi në rrjetet sociale./tvklan.al