“Kjo ishte cha-cha më e ngordhur”, Iliri-Iglit: Arrin dhe sfidon një balerin si Dioni


“Kjo ishte cha-cha më e ngordhur”, Iliri-Iglit: Arrin dhe sfidon një balerin si Dioni

21:17 26/09/2022

Në natën e dytë të spektaklit më të madh të vallëzimit, “Dance Albania”, personazhet e zgjedhur për këtë edicion treguan edhe njëherë se, edhe pse nuk janë balerinë, dinë të shkëlqejnë edhe në vallëzim. Një prej yjeve të spektaklit që e shfaqi më së miri këtë, ishte edhe aktori Igli Zarka, i cili i vetëdijshëm për shkëlqimin e tij të natës së kaluar dhe i pakënaqur nga vlerësimi i jurisë, e krahasoi veten me njërin nga  balerinët e “Dance Albania”.  Ai në videon e shfaqur para kërcimit të tij shprehet se konkurrenti i vetëm që ndien është Dioni dhe se kanë një sfidë të fshehtë bashkë. Ky koment duket se nuk i ka pëlqyer anëtarit të jurisë Ilir Shaqirit.

Ilir Shaqiri: Do përpiqem ta shpjegoj pak më saktë atë që tha Ermali, për mua kjo ishte cha-cha më e ngordhur që kam parë.

Ermal Mamaqi: Unë nuk isha deri këtu.

Ilir Shaqiri: Ta them unë pse, sepse shikimin, ti mendon se të tjerët nuk e shikojnë, por shikimi perceptohet edhe kur je në shpinë, sepse është thjesht qëndrimi i kokës poshtë dhe duket qartë. Të njëjtën gjë koreografia.

Igli Zarka: Ti paske shënimet e djeshme akoma. Mos lexo të djeshmet.

Ilir Shaqiri: Jo, nuk mbaj shënime. Unë thjesht gjykoj për atë që shikoj. Padjeshka më pëlqeu dhe kishte vlerë sepse ishte e shpejtë, ama gjithë kusuri tjetër, përfshirë edhe fillimin e koreografisë, që ti je DJ dhe dëgjon muzikën, për mua, unë nuk jam aktor, por meqë aktrimi është pjesë e kërcimit dhe e kemi studiuar dhe ne balerinët këtë gjë, prandaj di ta vlerësoj. Se të ishte punë këngë, do rrija në qetësi. Nga ana autoriale për mua ishe dobët. Kjo është situata në atë që për mua përcillet në një cha-cha të fikur. Ai hapin e mbajti, por nuk ka theks. 

Igli Zarka: Nuk kam theks balerini, është e vërtetë.

Pas komenteve të anëtarit të jurisë, Igli tregon se nuk mendon se është më i mirë se Dioni, por e shikon atë si sfidë dhe ai do të sfidojë vetëm më të mirin.

Ilir Shaqiri: Kur kam një figurë në këtë rast si Igli që arrin dhe sfidon një balerinë si Dioni dhe i trembet vetëm Dionit. Apo as Dionit nuk i trembet…

Igli Zarka: Jo thjesht, nuk thashë s’i trembem, por nëse unë dua të mësoj dua të mësoj nga ai që ka 30 vite që kërcen. 

Ilir Shaqiri: Domethënë gjithë të tjerët janë baraz me zero, sipas teje.

Igli Zarka: Po unë sfidoj gjithmonë më të mirin.

Ilir Shaqiri: Pra ti sfidon Dionin.

Igli Zarka: Po. Por po dola në sfidë me Dionin, normalisht fiton Dioni./tvklan.al












Të ngjashme