Një modele ka treguar se ajo është abuzuar për dy vite nga ish i dashuri i saj. Estefania Pereira 27 vjeç thotë se ka qenë viktimë e dhunës fizike dhe mendore. Madje ajo shprehet se ish i dashuri e akuzonte se gjithçka që ndodhte ishte për faj të saj, duke e bërë edhe atë vet ta besonte.

Ajo vendosi të ndante me 444 mijë ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi të dhunës që ka përjetuar. Trupi i saj është me shenja dhe dyrmishtje, qartësisht të shkaktuara nga dhuna e ushtruar.

Modelja kolumbiane e pranon se ishte e verbër dhe mendonte se ish i dashuri i saj do të rikthehej përsëri në të njëjtin person me të cilin ajo kishte rënë në dashuri. “Dy vitet e saj më të trishtuara”, e konsideron Estefania atë lidhje.

“Kishte aq shumë manipulime saqë unë përfundova duke fajësuar veten për veprimet e mia”,

thotë ajo. Megjithatë, 27-vjeçarja e ka hedhur pas krahëve këtë histori. Qëllimi përse ajo publikoi fotot dhe e ndau me të tjerët të vërtetën e dhimbshme, është që të sensibilizojë gratë e tjera dhe t’i inkurajojë që të largohen nga marrëdhëniet abuzive që përjetojnë. /

tvklan.al