“Kjo s’është parë kurrë në Shtutgart…”



“Kjo s’është parë kurrë në Shtutgart…”

20:20 21/06/2020

Grupe të rinjsh sulmojnë policinë

Protestat e dhunshme anti-raciste kundër vrasjes nga policia amerikane të afro-amerikanit George Floyd duket se po shfrytëzohen nga banditët dhe nxitësit e kaosit në shumë vende të botës. Një fenomen i tillë ndodhi natën mes të shtunës dhe të dielës në Shtutgart, ku grupe të rinjsh sulmuan policinë që ushtronte kontrolle pas dyshimeve për përdorimin e lëndëve narkotike në një festë në qendër të qytetit.

Kjo video tregon momentet kur një efektiv që ndaloi njërën nga pjesëmarrëset në festë, goditet në mënyrë brutale nga një i ri i dhunshëm. Grupet e dhunshme të të rinjve u mbështetën edhe nga persona të rastësishëm, duke sulmuar policinë e plaçkitur bizneset e zonës. Pasojat janë të dukshme edhe një ditë më pas.

“Kjo s’është parë kurrë në Shtutgart. Jam krejtësisht i shokuar. Nuk e besoj dot. Skena të tilla i sheh në Amerikë e qytete të mëdha, por jo në Shtutgart”.

Deri më tani policia ka shoqëruar 20 persona, teksa mbi 40 hetues kanë zbritur në gjithë qytetin për të hetuar për aktet vandale. Në një komunikatë për shtyp, autoritetet thanë se dhuna nuk kishte ndonjë kauzë të qartë.

Tv Klan




Të ngjashme