Nuk janë të pakta rastet e pasqyruara nga mediat e huaja, ku tregohet se si punonjësit e aeroportit nuk janë aspak të kujdesshëm me valixhet tuaja të udhëtimit.

Një tjetër rast i ngjashëm është filmuar nga një video amatore e një pasagjereje në aeroportin e Manchesterit në Angli. Në video duket momenti kur dy punonjës të aeroportit hedhin valixhet pa kujdes, duke i rrëzuar në tokë. Udhëtarja, këtë video e ka publikuar në rrjetet sociale, që deri më tani ka marrë 1.2 milionë klikime.

Sjellja e papërgjegjshme e stafit të aeroportit, ka ngjalluar mjaft pakënaqësi. Dhe ky nuk është vetëm një rast i izoluar. Në të kaluarën ka pasur edhe mjaft raste të tjera të ngjashme në aeroporte të ndryshme. Prandaj, mendohuni dy herë kur të udhëtoni me aeroplan, nëse në bagazhet tuaja keni gjëra delikate. /

tvklan.al