Prindërit gjithmonë mendojnë emra të veçantë për fëmijët e tyre. Disa u vendosin emra që kanë një kuptim të caktuar për ta, të tjerë bashkim emrash e kështu me radhë. Por kjo vogëlushe në foto ka ndoshta emrin më të veçantë. Prindërit kanë vendosur ta quajnë “Baby”, që në shqip do të thotë vogëlushe.

E ëma, Susie Bradley, është një yll televiziv e njohur në Australi. Ajo është nënë beqare dhe së bashku me ish-partnerin i vendosën emrin Baby vajzës së tyre 4-vjeçare. 25-vjeçarja ngeli shtatzënë kur ishte 21 vjeç. Në shkollë të mesme, Susie kishte menduar një listë me emra të fëmijëve. Kur mësoi se do të sillte në jetë një vajzë, ajo pyeti partnerin se çfarë mendonte për emrin “Baby”. Ai ra dakord dhe kështu u vendos.

“Kur isha në gjimnaz kisha bërë një listë me emra që doja t’i vendosja fëmijëve të mi, dhe ky emër ishte gjithmonë në listën time. Pastaj kur erdhi në jetë vajza jonë, ne nuk kishim vendosur asgjë dhe i thashë bashkëshortit tim ‘duhet ta quajmë Baby’. Dhe ai pranoi”, tregon 25-vjeçarja. Ajo thotë se njerëzit fillimisht hutohen kur dëgjojnë emrin e vajzës, deri sa kuptojnë se ajo nuk quhet vogëlushe, por “Baby”.

/tvklan.al