korea

Koreja e Veriut testoi një bombë me hidrogjen, shpërthimi i se cilës shkaktoi një tërmet me manjitudë 5.1 në shkallën Rihter.

Lajmin e testit të bombës termo-bërthamore e dha televizioni shtetëror i vendit komunist. Nëse ai rezulton i vërtetë, atëherë Koreja e Veriut vendoset në listën e “vendeve me teknologji bërthamore të avancuar” dhe e bën atë një kërcënim për rajonin.

Peniani lajmëroi se ishte vetë udhëheqësi koreano-verior, Kim Jong-un, që kishte urdhëruar testin. Reagimet ishin të menjëhershme.

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka mbledhur menjëherë Këshillin e Sigurisë, në një takim me dyer të mbyllura. Shtetet e Bashkuara të Amerikes e dënuan aktin duke e quajtur si provokim.

Koreja e Jugut deklaroi se ky testimi fqinjëve veriorë, është një sfidë serioze për paqen ne rajon. Ndërsa kryeministri japonez, Zhinzo Abe, u shpreh se bomba me hidrogjen përbën një kërcënim për sigurinë e rajonit dhe nuk mund të tolerohet.

Shteti komunist ka kryer më pare 3 teste të bombës bërthamore dhe aktualisht vuan sansksionet e OKB-së për programin e raketave.

Tv Klan