Miratohen 23 leje për impiante fotovoltaike në Fier dhe Kolonjë me kapacitet 2 MW secili

26 leje ndërtimin për prodhimin e energjisë elektrike janë miratuar në mbledhjen e fundit të Këshillit të Rregullimit të Territorit.

Energjia diellore ka marrë vëmendje të madhe sidomos në kushtet e krizës duke nxjerrë në pah edhe më shumë nevojën për diversifikimin e sektorit energjitik në vendin tonë, i cili është i varur plotësisht nga prurjet hidrike.

KKT ka dhënë tre leje ndërtimi për parqe eolike, për përfitimin e energjisë nga era. Lejet janë miratuar në fshatin Kryevidh në Bashkinë e Rrogozhinës, në Bashkinë Fushë-Arrëz, ndërsa parku i tretë është me vendndodhje në Tragjasë, pjesë e Bashkisë Vlorë.

Kapacitetet e këtyre parqeve të erës janë 75 MW secili.

Ndërsa nurmin më të madh, plot 23 leje ndërtimi, janë dhënë për impiante gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike. Shumica e këtyre parqeve fotovoltaikë të cilët shfrytëzojnë energjinë diellore për prodhimin e energjisë elektrike janë në Bashkinë Fier, ndërsa dy janë në Kolonjë të Korçës.

Bashkia Fier i ka të përqëndruara 21 impiantet gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike në fshatin Povleçë dhe Topojë.

Kapaciteti i këtyre parqeve fotovoltaike është deri në 2 MW. Këto janë impiante që do të ndërtohen sipas legjislacionit në fuqi dhe ku çmimi i blerjes së energjisë së tyre caktohet çdo vit nga Enti Rregullator i Energjisë.

Veç këtyre parqeve, KKT ka miratuar edhe disa leje ndërtimi për hotele dhe kompleks turistik në Gjirin e Lalzit, në zonën e plazhit në Durrës, në Vlorë si dhe leje për residencë me struktura banimi me shërbime ndihmëse, në Lundër Tiranë.

Po ashtu janë dhënë leje për struktura shërbimi në stacionet e plazhit, me vendndodhje në Bashkitë Pogradec, Shkodër, Lezhë, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Fier, Vlorë, Himarë dhe Sarandë.

Tv Klan